Gjergj Luca nuk është vetëm një nga biznesmenët më të njohur në këtë vend por tashmë edhe një personazh, i cili me publikimet në rrjetet e tij sociale, rikthehet herë pas here në vemendje.
Në një video të të shpërndarë sot në rrjetet sociale, Gjergj Luca është shfaqur me një video vertetë të çuditshme. Ai shihet duke pastruar disa varreza nga barishtet, i mbytur në djersë.
Pranë tij shfaqen një grup qytetarësh, njërit prej të cilëve Luca i drejtohet herë si hoxhë e herë si myfti. Në bisedë me ta, në video kuptohet se sot Gjergj Luca feston ditëlindjen e 49- të dhe ka gjetur një mënyrë të çuditshme për ta festuar, në varrezat e Labinotit në Elbasan.
Po ashtu, gjatë videos dëgjohet duke i lënë një “amanet” njerit prej personave me të cilët bashkëbisedon: “Kur të vdes, duart mi lini jashtë mbi varr që të shohin këto horrat e taëëavasë së mediave se nuk kam marrë asgjë me vete”.
Në fund, bisnesmeni i fton të gjithë që në darkë të jenë në mjediset e lokalit të tij për të ngrënë një ëmbëlsirë me rastin e ditëlindjes së tij të 49- të, siç shprehet ai vetë duke buzëqeshur. /ShkodraWeb/