Pas një starti pozitiv në javën e parë të kampionatit duke mundur Kukësin në shtëpi 3-1, për javën e dytë, Vllaznia luan në transfertë me ekipin e Erzenit. Një ndeshje që në kampin kuqeblu e kanë vlerësuar seriozisht, gjë të cilën e pohon edhe trajneri Migen Memelli.
Në vijim, Memelli flet edhe për mungesat e kuqebluve në këtë ndeshje, ndërkohë që konfirmon se Hakaj do të jetë në fushën e lojës më herët sesa një javë më parë me Kukësin.
Për Esat Malën, vlerësimet e përcjella për formën e mirë sportive që po kalon janë pritur mirë nga ana e tij, ndërkohë që është optimist për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
I pyetur për thirrjen e tij në kombëtare, Mala, thekson se e pret me kënaqësi një ftesë të tillë. Ndeshja e javës së dytë të Superiores, Erzeni-Vllaznia, do të luhet të premten në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës duke filluar nga ora 16:00.