Kërcënimin të cilin Krahinēs sonë shqiptare, që përfshin Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën, nga Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë e ka dërguar Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë.
Ky është kërcnim i hapur, ku thekson në një Forum, ku mundemi edhe t’ju vrasim, t’ju dëbojmë, t’ju diskriminojmë dhe të mos dëgjoheni, të mos paraqitni se egzistoni si shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, Bujanovc, në Krahinën e Sanxhakut, dhe gjithandej në Vojvodinë dhe Serbi.
Kur ka dhe përdoret një gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, kur mungon përfaqësim proporcional me numrin e popoullatës, kur ka pasivizim të adresave dhe pastrim i organizuar shtetëror etnik, kur ka diskriminim dhe kur kjo Krahinë është rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Shqiptarët, nuk janë që nuk janë vra, burgosur, bastisur ku vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, janë vrarë 11 civilë shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush.
Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë të tjerë. Dhjetra e qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar, rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë.
Pakica serbe në Republikën e Kosovës, i gëzojnë të gjitha të drejtat, që asnjë pakicë kombëtare në Europë, nuk i gëzon.
Kurse shqiptarët në Serbi përkundër mbajtjes së Referendumit më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992 dhe luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në të gjithë Evropën.
Këso kërcënimi, nuk kishte as në kohën e diktatorit të Ballkanit Sllobodan Milloseviç, nuk ka pasur me përmasa ku kërcnohet, një krahinë shqiptare.
Këso kërcënimi, nuk kishte as gjatë organizimit dhe mbajtjes së Referendumit më datën e 1 e 2 Mars të vitit 1992.
Këso kërcënimi, nuk kishte as gjatë kohës luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe Marrëveshjes së Konçulit.
Serbia, kërcënon haptas edhe në sy dhe para instancave e mekanizmave të BE-ja, e të cilat do të duhej marrë seriozisht këto kërcënime. Shqiptarëve të kësaj Krahine, nuk ju ka mbetur tjetër. Por, të mos kërkoni të drejta, të mos deklararohen që janë shqiptarë, të mos, paraqesin reciprocitetin me pakicën serbe në Kosovë, etj. /Nga Refik HASANI për ShkodraWeb/