Një 68-vjeçar është plagosur me thikë në Vaun e Dejës. Sipas burimeve, bëhet me dije se autori i sulmit është identifikuar dhe arrestuar nga Policia.
Paraprakisht mësohet se është një femër, rreth moshës 21 vjeçare.
Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i konfliktit dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vau i Dejës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.