Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore. Vranësirat do të pasohen me reshje të pakta shiu në mënyrë të izoluar në male.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Përgjatë vijës bregdetare në jug era fiton shpejtësi deri 12m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: