Erzeni dhe Vllaznia ndajnë pikët në ndeshjen e dytë të këtij sezoni për Supërligën. Takimi u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinës, në një prani të gjërë të tifozëve shkodranë.
Në minutën e 4- ët Bekim Balaj gjen golin në një goditje me kokë por VAR e anulon për pozicion jashtë loje. Pas 3 minutave i njëjti lojtar me një ekzekutim përfekt të goditjes së dënimit, i jep Vllaznisë avantazhin.
Vendasit, ndoshta në momentin më të mirë për Vllazninë, gjejnë golin e parë. Një ekzekutim i ngjashëm me atë të Balajt, me autor Mihana, sjell barazpeshën në fushën e blertë.
Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, vjen përmbysja e vendasve. Një goditje me të majtën nga Zeka nga brenda zonës dhe topi kalon pas shpinës së Qarrit për tu ndalur në rrjetë.
Edhe pse jo e qartë, Vllaznia kërkoi golin, të cilin e gjeti me Balajn me penallti të fituar nga apo ai vetë përmes VAR. Për disa minuta, kuqeblutë iu gëzuan edhe fitores, deri sa VAR anuloi golin e shënuar nga Bruno Gomes.