Në datë 1 shtator 2023, përfaqësuesi i Pakicës malazeze në Komitetin për Pakicat Kombëtare z. Marinko Çullafiq mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Shkodër me rastin e themelimit të shoqatës së pakicës malazeze “Montenegro”. Kryetari i zgjedhur i kësaj shoqate do të jetë z. Alban Sekja, pasardhës i një prej familjeve te njohura malazeze në qytetin e Shkodrës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Bashkëpunimin me Dijasporën dhe Emigrantët (USDI) e Malit të Zi z. Arben Jakupi, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë z. Gjorgje Jankoviq, konsulli i nderit të Malit të Zi në Shkodër z. Sokol Hoxha, këshilltari i përhershëm në USDI z. Zoran Gjukanoviq, anëtarë të pakicës malazeze në Shkodër etj.
Në fjalën e tij Çullafiq theksoi rëndësinë e krijimit të kësaj shoqate dhe i siguroi mbështetjen që do të kenë nga Komiteti për Pakicat Kombëtare për realizimin e programit të tyre nëpërmjet aplikimit me projekte konkrete për aktivitetet që do të zhvillojë kjo shoqatë në vazhdim.