Të hënën e datës 11 shtator në Shkodër do të ulën për herë të parë në bankat e shkollës 1309 nxënës të ndarë në 68 klasa. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër Brisela Kadija tha se çdo gjë është gati për fillimin e procesit mësimor. Edhe këtë vit janë 5 shkolla të cilat do të vijojnë procesin mësimor me turne.
Janë kryer disa ndërhyrje në mirëmbajtje nga ana e pushtetit vendor, por nevoja për ndërhyrje është më e madhe thotë Kadija vecanërisht në Shkollën ë Thethit ku krahas gjëndjes në infrastrukturë kjo shkollë kërkon edhe stabilitet në stafin pedagogjik pasi si shkak i largësisë në jo pak raste mësuesit e kanë të pamundur zhvillimin e mësimit.
Në Mali Kolaj të Velipojës, banorët kanë kërkuar që fëmijët të zhvillojnë procesin mësimor aty, por shkolla ka problem pronësie ndaj duhen parë së bashku me pushtetin vendor nese do të gjendet ndonjë godinë tjeter apo nxënësit do të tranferohen.