Jemi në ditën e dytë të fazës së V- të. Sot mbyllet kjo fazë dhe mbesin edhe dy faza pasardhëse për të finalizuar raundin e parë. Këtë vit trendi i regjistrimeve ka qenë më kënaqshëm. Kemi një rritje me 5% të regjistrimeve krahasuar me vitin e shkuar.
Nga 1711 kuotat e parashikuara për Bachelor janë realizuar deri në këtë moment 35.7% e tyre. Në programet me karakter profesional, nga 125 kuota në dispozicion janë realizuar 33.6% e tyre.
Këto janë rezultatet e regjistrimeve deri tani. Raundi i parë do të pasohet edhe nga dy raunde të tjera. Raundi i dytë është nga datat 22 shtator – 1 tetor, pesë faza 48-orëshe. Raundi i tretë është nga data 4 tetor – 10 tetor. Ky raund i është dedikuar atyre studentëve të cilët nuk e kanë bërë zgjedhjen e tyre për këtë vit akademik. Ndryshe ky raund quhet “raundi i lirë”.
Në këtë raund, pavarësisht zgjedhjeve të mëparshme, kandidatët që janë pjesë e portalit UAlbania kanë të drejtë të regjistrohen në çdo program studimi ku ka vende të lira. /Deklaratë për mediat e zëdhënëses së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Rozafa Shpuza/