Shkruan në Facebook Ogerta Manastirliu, ministre e Shendetësisë: Një operacion delikat (Whipple) i shkallës së lartë të vështirësisë në kirurgjinë onkologjike, që zgjati 6 orë, u realizua me sukses në Spitalin e Shkodrës, aty ku stafi i përgatitur dhe mundësitë e krijuara nga blloku i ri operator, e kanë bërë këtë spital rajonal një pikë referimi, jo vetëm për rajonin e veriut, por me shërbime të krahasueshme me qendrat terciare në vend.
Përgëzime ekipit me Dr. Ardjan Dajtin, Dr. Lulzim Leken, dr. Ervin Troshanin dhe infermieret Ardita Mati, Albana Shpuza dhe Sidorela Murrizi.