Kryebashkiaku Benet Beci, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 maj 2023, artikuloi idenë për Fondin e Zhvillimit të Shkodrës. Me gjasë, ideja është marrë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të cilin Beci e ka drejtuar për shumë vite.
Në këtë linjë, është zhvilluar sot një takim në Shkodër, në një nga sallat e hoteleve të qytetit. Ka qenë arkitekti Zef Çuni ai që ka bërë publik këtë takim, përmes publikimit të disa fotove.
Përveç drejtuesve të FSHZH- së, i pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku Beci por edhe biznesmenë, personazhe e personalitete të tjera të Shkodrës e më gjërë. Edhe pse ish- zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni nuk jep detaje, përshkrimi i fotove zbulon diçka:
“SOT NE NJE TAKIM ME DREJTUESIT E F.SH.ZH. MBI PROGRAMIN E ZHVILLIMIT TE SHKODRES.”, shkruan Çuni ndërsa më shumë informacion pritet të ketë në orët në vijim nga Bashkia e Shkodrës në rrjetet e veta sociale. /ShkodraWeb/