Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, Aldo Gjoka, u përplas me një makinë tip ‘Jaguar’, ku drejtues ishte po ashtu një shqiptar.
Motori i 29-vjeçarit u përplas me murin rrethues dhe shpërtheu në flakë, duke humbur jetën në moment. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator.
Prej vitesh, Gjoka jetonte me familjen e tij në Leçe ndërsa kishte lindur në Tiranë.