Dr. Ledia Dushi është emri i vetëm i paraqitur në garën e hapur nga Bashkia e Shkodrës për drejtore e Drejtorisë Ekonomike të Kulturës. Ky pozicion është hapur pasi pararadhësi Maxhid Cungu, mbushi moshën e pensionit.
Dr. Ledia Dushi ka lindur në vitin 1978 në Shkodër. Ledia është një shkrimtare dhe gazetare shqiptare.
Dr. Ledia Dushi ishte e njohur kryesisht për poezinë e saj lirike në dialektin gegë, të cilën ajo e kishte publikuar në gjysmën e dytë të viteve 1990. Ajo u kritikua ashpër për dialektin në poezi duke e akuzuar se donte të ndante vendin. Dushi është konsideruar si një nga poetet më të shquar lirik të Shqipërisë së viteve 1990. Përveç kësaj, ajo gjithashtu shkruan ese dhe prozë. (Burimi: Wikipedia)
Pas studimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe, ajo punoi si gazetare, përkthyese dhe komisionere kulturore. Në vitin 2016, ajo u diplomua në etnologji dhe filloi të punonte si lektore në shkencat letrare në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo ka fitur Çmimin e Letërsisë të Ministrisë Shqiptare të Kulturës në 1998- ën.
Dr. Ledia Dushi është kërkuese shkencore në fushën e folklorit dhe etnografisë pranë Departamentit të Folklorit në IAKSA. Studimet e larta i ka kryer në degën gjuhë-letërsi. Ndërsa titujt Master dhe Doktor i ka mbrojtur pranë IAKSA.
Ajo ka punuar më herët në Bashkinë e Shkodrës dhe Bashkinë e Tiranës si dhe në disa institucione e shoqata, kryesisht në lëmin e kulturës dhe artit.