Një grua në Fushë Arrëz është gjetur e vdekur nga banorët të cilët kanë njoftuar policinë. Viktima është Bardhe Paluca, rreth 59 vjec, e cila u gjet pranë një parcele bujqësore në Qafë Mali. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.