Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë së Shkodrës: Ditën e nisa sot me Gabrielin, Riselion dhe Sonilën, duke i shoqëruar në ditën e parë të shkollës. Uruam të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, mes emocioneve e kureshtjes.
Gjatë këtyre dy muajve ne jemi përpjekur me çdo mundësi që kishim, por kemi ende shumë punë përpara me shkollat e kopshtet, të cilat do të rikonstruktohen për të krijuar kushte më të mira për fëmijët.
Bashkia Shkodër, ka në fokus të saj fëmijët dhe për këtë qëllim ne së shpejti do të krijojmë edhe Drejtorinë e Rinisë dhe fëmijëve, për të garantuar më shumë vemëndje e mundësi.
Me vëmendjen ndaj edukimit, argëtimit për fëmijët e të rinjtë, nis në fakt jo vetëm kujdesi për ta, por edhe ndërtimi i të ardhmes së qytetit tonë. Dua të falenderoj veçanërisht mësuesit e të gjithë sistemit parauniversitar në bashkinë tonë, e t’ju uroj vit të mbarë! Suksese të gjithëve!