Kryetari i bashkisë Tonin Marinaj së bashku me Përgjegjësen e ZVA Malësi e Madhe znj.Liza Deda nga Gruemira uruan nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor.
Gjithashtu takuan nga afër personelin e shkollave 9 vjeçare Vrakë dhe Bajzë, ku procesi mësimor ka filluar normalisht në ambiente të reja dhe kushte komode.
Kryetari Marinaj premtoi për mbështetje të vazhdueshmë në infrastrukturën arsimore.