Në përkujtim të 25 vjetorit të rënies së Tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari, Partia Demokratike e Shqipërisë organizon një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Në këtë ceremoni marrin pjesë familjarët e Azem Hajdarit, miq e të afërm, mes tyre edhe Sali Berisha. Homazhet po mbahen pranë Varrezave të Dëshmorëve, për t’u zhvendosur më pas tek Memoriali i Azem Hajdarit.
Azem Hajdari, lider i Lëvizjes së Dhjetorit 1990, kryetar i Parrë i PD- së, deputet dhe kryetar i komisioneve parlamentare, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtator 1998 para selisë së PD- së në Tiranë.
Pa varësisht se për ngjarjen tashmë janë dënuar dhe vuajnë në burg dënimin disa persona, konsiderohet se ngjarja nuk është zbardhur plotësisht lidhur me motivet, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.
Para disa kohëve, u tentua të rihapej kjo çeshtje pas vetëdeklarimeve të Izet Hxhisë, por asgjë nuk ndodhi dhe ai u dënua për këtë ngjarje, pasi drejtësia shqiptare nuk kishte mundur ta kapte në arriti.