Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Sot pata kënaqësinë të pres në mjediset e bashkisë Shkodër, Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Zonjën Galit Peleg.
E njoha Ambasadoren për projektet që kemi në proçes për Shkodrën, por edhe mundësitë që ofron bashkia Shkodër për investitorët izraelit për të investuar në bashkinë tonë.
Bashkëpunimi dhe mikpritja e shkodranëve ndaj popullit izraelit është e hershme dhe është detyra jonë e përbashkët që t’i mbajmë dhe forcojmë akoma më shumë këto lidhje mes dy vendeve tona.