Dy kufoma të dyshuara “jo-njerëzore” por si kufoma alienësh, u janë treguar politikanëve meksikanë gjatë një seancë dëgjimore në Kongresin e Meksikës.
Mediat e huaja raportojnë se mostrat e mumifikuara u shfaqën në kuti xhami si pjesë e një zbulimi në qytetin Cusco, Peru, dhe u vlerësuan të ishin rreth 1000 vjeçare.
Ekspozimi i tyre u drejtua nga gazetari dhe studiuesi i UFO-ve Jaime Maussan, i cili dëshmoi nën betim se pothuajse një e treta e ADN-së së tyre është “e panjohur” dhe ekzemplarët nuk ishin pjesë e “evolucionit tonë tokësor”.
“Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e historisë sonë evolucionare në Tokë,” tha ai në prezantimin e tij para zyrtarëve të qeverisë meksikane dhe përfaqësuesve nga SHBA.
Sidoqoftë, një pretendim i vitit 2015 nga zoti Maussan se një trup i mumifikuar, i gjetur pranë Nazca-s në Peru, ishte i një alieni, u hodh poshtë pasi u tregua se ishte një fëmijë njeriu, shkruan SkyNews.
Duke folur për zbulimin e fundit, Maussan i tha delegacionit të Mexico City se ekzemplarët ishin ekzaminuar në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës.
Ai tha se shkencëtarët përdorën datim radiokarbon për të mbledhur prova të ADN-së dhe rrezet X kishin treguar se njëra kishte “vezë” brenda.
Përfaqësuesit e Kongresit thanë se informacioni i kishte lënë ata të shkuar dhe që duhet të mblidhen sërish për të diskutuar mbi këtë zbulim.
Ryan Graves, një ish-pilot i marinës amerikane, i cili në korrik pretendoi se numri i UFO-ve ose UAP-ve (fenomene anormale të paidentifikuara) ishte i lartë, ishte gjithashtu i pranishëm.
Viti i kaluar shënoi 75 vjetorin e incidentit të UFO-ve në Rosëell, i cili ende tërheq vëmenje edhe sot e kësaj dite.
Një anije kozmike jashtëtokësore thuhet se është rrëzuar në shkretëtirën e Nju Meksikos në vitin 1947, duke çuar në rikuperimin e mundshëm të trupave të alienëve, të cilat teoricienët pretendojnë se janë mbuluar nga qeveria amerikane.