Ka zgjatur vetem dy ndeshje aventura e tij ne krye te Vllaznise se femrave. Haris Lika nuk do te jete me trajneri i kesaj skuadre.
Ka qene vete ai i cili pak minuta me pare permes rrjeteve sociale ka komunikuar largimin nga drejtimi i ketij ekipi teksa shkruan: “Nga sot nuk do te jem trajneri i Vllaznise femra.Falenderoj te gjithe ata qe punova dhe i uroj suksese ekipit!”.
Eliminimi ne turin e pare i Vllaznise, pikerisht ne finalen e grupit ndaj islandezeve te Valur, ka sjelle nje merzi te madhe tek te gjithe pjestaret e ekipit dhe veçanerisht tek drejtuesit.
Kuptohet qe secili ka pergjegjesine e tij ne kete mes dhe ai qe e ka pesuar ka qene i pari trajneri Lika. Ende nuk eshte e qarte nese ka dhene doreheqjen apo eshte shkarkuar, megjithate ajo qe mbetet ka te beje me faktin qe nuk do te jete me ne pankinen e ekipit kampion.
Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete zgjedhja qe presidenti Matija do te beje per zevendesimin e tij, nese do te riktheje ne kete detyre Nikolin Leken qe kaloi se fundi ne pozicionin e drejtorit teknik, apo do te mendoje per ndonje alternative tjeter. /ShkodraSport/