Një vit më parë, shkarkimi i drejtorit të Qendrës së Zhvillimit Shkodër Fatmir Vojvoda, krijoi jo pak reagime edhe në nivelin politik. Ishte kryetari i PD- së Xhevdet Amuli, ai që reagoi me një publikim në rrjetet e tij sociale.
Një vit më pas, Fatmir Vojvoda është rikthyer tashmë prej disa ditësh në pozicionin që ka patur, për administrimin e të cilit ka marrë në jo pak raste vlerësime pozitive edhe nga donatorë të huaj në këtë institucion.
Fatmir Vojvoda u emërua në detyrën e drejtorit të Qendrës së Zhvillimit Shkodër në varësi të bashkisë, nga ish- kryebashkiakja Voltana Ademi. Me ardhjen në drejtim të bashkisë të ish- kryebashkiakut Bardh Spahia, ai u largua nga puna.