Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Thirra në takim drejtuesen e Zyrës Vendore për Arsimin Parauniversitar, znj. Brisela Truma Kadija dhe drejtuesit e shkollave, këtyre qendrave kaq të rëndësishme për arsimimin e edukimin e fëmijëve, por jo vetëm.
Ndërtesat e shkollave administrohen nga bashkia ndaj diskutova me ta për nismën që oborret e palestrat e tyre të hapen për komunitetin, pa penguar procesin mësimor.
Mjediset publike të hapura për banorët e lagjeve dhe Njësive Administrative të Shkodrës janë vetëm hapi i parë që hedhim të gjithë bashkë për më shumë hapësira për banorët që nga më të vegjëlit deri te të moshuarit, për të luajtur, për t’u stërvitur apo për të qëndruar në natyrë pa asnjë pagesë.