Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur e 30 të tjerë janë plagosur, sipas mediave lokale, si pasojë e disa të shtënave brenda një kishe në Teksas, Shtetet e Bashkuara. Sulmi ndodhi në Kishën “First Baptist” në Sutherland Springs në Wilson County.
Mediat lokale njoftojnë se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11:30 sipas kohës lokale, dhe filloi të qëllonte. Sipas policisë sulmuesi është vrarë gjatë të shtënave nga policia.
Raportohet se në zonë kanë shkuar helikopterë për të transportuar të plagosurit.