Punuam shumë, sakrifikuam shumë dhe si gjithmonë japim gjithçka për fanelën, për Vllazninë… por nuk mjaftoi, ndoshta me disa blerje më cilësore sot do flisnim ndryshe…por ky asht futbolli…
Shumë e zhgënjyer nga tifozeria shkodrane, të paktë në stadium. Ndeshje ndërkombtare edhe pse falas, mbështeteja mungonte… Zbrasti në shkallët e stadiumit zbrasti në emocione…
Ka edhe nga ata që na gjykojnë në vend që të din të jenë mbështetje për ne sepse çdo gja asht arrit pa asnji lloj mbështetje, askush s’ do t’ ia dijë për futboll femrash…
Ju duhet të jeni realistë jo gjykues sepse atë çfarë i kemi sjell ne Shkodrës dhe jo vetëm, është krenari, janë tituj të fituar me shumë mund që do kalojnë dekada dhe s’ do ketë ekip të tillë…
Më vjen keq që femra nuk respektohet, nuk vlerësohet për atë që jep…
Jo vetëm lojtare e Vllaznisë por edhe tifoze e saj, uën realisht bëj 100 km vetëm për të parë Vllazninë e djemve…ndërsa ju në derë të shtëpisë nuk merrni mundimin për të ardhur në stadium, për të brohoritur për ne, nuk i kushtonte askujtë asgjë edhe pse falas…Keqardhje…
Ky nuk asht qyteti që unë njoh, Shkodra e kulturës e sportit…ndoshta gjithçka po ndryshon me shpejtësi sa njerëzit preferojnë më mirë kafenet se aktivitetet…
Ndryshimi fillon nga vetja…Vetëm njerëzit që kanë karakter janë të aftë të ndryshojnë botën…Falemnderit! /Nga futbollistja e Vllaznisë Megi DOÇI, publikuar në Facebook, redaktuar nga ShkodraWeb/