Dashi:
Sot do të jetë një ditë shumë interesante. Do të rifitoni energjinë e humbur javët e fundit dhe do të mund të shijoni disa orë relaksi të këndshëm.
Demi:
Mund të mbështeteni në një mundësi të re, e cila ndoshta do t’ju ndihmojë të jetoni të çliruar nga disa shqetësime që ju kanë krijuar mjaft probleme së fundmi.
Binjakët:
Një periudhë e mirëqenies për dashurinë është gati të fillojë. Keni nevojë për stimulim të vazhdueshëm, dëshironi të bëni gjëra të reja dhe ndoshta edhe të ndryshoni ambientet e shpeshta ku shkoni dhe të shihni për të tjera, të ndryshme nga ato të zakonshmet.
Gaforrja:
Ditët e fundit jeni detyruar të përballeni me shqetësime fizike, por edhe telashe që lidhen mbi të gjitha me ambientin e punës.
Luani:
Ju kujdeseni shumë për pamjen tuaj fizike ose për konsideratën që të tjerët mund të kenë për ju, kjo është arsyeja pse vazhdoni të mos e humbni kurrë vigjilencën. Në dashuri mos u bëni shumë pretenciozë, sidomos tani që jeni të zënë me shumë angazhime.
Virgjëresha:
Të qenit shumë i disponueshëm dhe bujar ndaj të tjerëve nuk jep gjithmonë rezultat dhe dikush mund të përfitojë nga bujaria dhe altruizmi juaj, ndaj mbajini sytë hapur.
Peshorja:
Ka pasur disa zhgënjime sentimentale, nuk duhet të keni frikë të dilni ballazi dhe të reagoni sërish. Guximi për të reaguar dhe për t’u kthyer në të qenit i lumtur dhe për të synuar lart do të shpërblehet.
Akrepi:
Nuk do të mungojnë mundësitë për të qenë sërish të lumtur dhe nëse kohët e fundit jeni ndjerë të vetmuar, do të keni mundësi të rikuperoheni. Përfshihuni pa hezitim apo frikë.
Shigjetari:
Forca dhe guximi juaj shpesh ju shtyjnë të futeni në sfida të reja për t’i kapërcyer. Ju keni aftësinë unike për të arritur gjithmonë të rikuperoni vështirësitë dhe të reagoni.
Bricjapi:
Nëse jeni të bindur për një zgjedhje, nuk ka gjasa që të qëndroni mënjanë pa reaguar. Nesër, megjithatë, shmangni për disa kohë debatet që mund të çojnë në pasoja.
Ujori:
Gjatë kësaj periudhe jeni shpesh nën presion dhe gjithmonë rrezikoni të debatoni ose të keni vështirësi të qëndroni me të tjerët.
Peshqit:
Ju nuk ndiheni të kuptuar nga të tjerët, ndaj kërkoni diku tjetër qetësinë tuaj. Në përgjithësi jeni shumë të dobishëm dhe të besueshëm, por nëse dikush nuk ju respekton dhe nuk e kupton rëndësinë e disa ankesave, atëherë mos hezitoni të vazhdoni dhe të shikoni interesat tuaja.