(foto ilustruese) Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në autostradën Lezhë-Shkodër, me pasojë plagosjen e një personi.
Sipas burimeve për News 24, mësohet se një automjet është përplasur me një çiklomotor, në afërsi të fshatit Balldre.
Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i çiklomotorit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.