Dashi:
E sotmja fillon me kalimin e Diellit në shenjën tuaj duke jua bërë ditën shumë interesante. Për më tepër, aspekti i shkëlqyer i Marsit do t’ju ndihmojë gjithashtu të përjetoni ndjenjat në një mënyrë më tërheqëse dhe më aktive.
Demi:
Mund të përjetoni një rënie të lehtë fizike, e shkaktuar nga fakti se keni punuar shumë kohët e fundit. Përdoreni nesër ditën si një mundësi për të rimbushur bateritë tuaja.
Binjakët:
Këto janë ditë më të mira, mund të merrni një konfirmim që prisnit dhe përgjigje të mira. Ka një rënie të lehtë nga pikëpamja fizike. E sotmja mund të jetë e dobishme për të pushuar dhe për të reflektuar mbi angazhimet e radhës që duhet të merreni.
Gaforrja:
Ju pret një ditë më e mirë, sidomos nga pikëpamja fizike, mund të mbështeteni në një energji më të madhe se zakonisht. Në dashuri ju pret gjithashtu një ditë shumë pozitive.
Luani:
Mund të përjetoni një rënie të lehtë, kryesisht për faktin se ka pengesa që, pavarësisht përpjekjeve, nuk mund t’i kapërceni. Mos u bëni shumë kërkues apo dhe gërricës ndaj të tjerëve dhe veproni me qetësi.
Virgjëresha:
Ditët në vijim do të jenë me fat për takime, ndërsa ata që janë bashkë prej kohësh mund të përpiqen ta shohin të ardhmen në një mënyrë më konstruktive.
Peshorja:
E sotmja mund të jetë dita e duhur për të marrë konfirmimin që dëshironj në dashuri, ose të përballeni me demonstrime konkrete nga partneri/ja. Këto do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë.
Akrepi:
Sot do të keni një gjendje shumë interesante astrologjike, të favorizuar edhe nga aspekti i shkëlqyer i Hënës dhe Jupiterit, ndaj është koha që të merreni dhe të angazhoheni për zgjidhjen e një problemi.
Shigjetari:
Mos i nënvlerësoni ofertat që mund t’ju vijnë gjatë kësaj periudhe. Të qenit i vendosur dhe të kesh në mend qëllime për të arritur, mund të jetë veçanërisht e dobishme në funksion të një vjeshte të rëndësishme për ata që kanë lindur në këtë shenjë.
Bricjapi:
Më në fund do të merrni konfirmimin që dëshironi dhe do të keni mundësinë të vlerësoni përpjekjet e bëra deri tani. Sepse kanë qenë përpjekje që po ju çojnë drejt objektivave të dëshiruara.
Ujori:
Një pauzë pushimi më shumë mund t’ju ndihmojë të rifitoni më lehtë energjinë dhe fokusin e nevojshëm për të arritur qëllimet tuaja.
Peshqit:
Ditët në vijim do të jenë ato të duhurat për takime të reja. Jo vetëm nga pikëpamja sentimentale, por edhe nga pikëpamja e punës, të folurit qartë dhe drejtpërdrejt mund t’ju ndihmojë të arrini më shpejt atë që dëshironi.