Një aksident u regjistrua në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, ku për pasojë humbi jetën një 32-vjeçare. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë mbeti drejtuesja e mjetit, 32-vjeçarja Manjola Malçi nga Kurbini.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja Manjola Malçi, 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.