Në mbështetje të nenit 7; pikës 2, nenit 8, të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar; të ligjit nr.44/2015 datë 30.04.2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë”; të Vendimit nr. 213 dt. 28.07.2023 “Për miratimin e strukturës dhe listës emërore të nëpunësve dhe punonjësve të administratës dhe të institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër ”, të ndryshuar; shkresës nr.12027 dt. 29.08.2023 me lëndë “Shpallje vende të lira pune pranë Degës Ekonomike të Kulturës, Institucion në varësi te Bashkisë Shkodër, në pozicionin Drejtor, Dega Ekonomike e Kulturës”; shkresës nr. 12029 dt.29.08.2023 me lëndë “ Shpallje vende të lira pune Drejtor pranë Teatrit “Migjeni”, Institucion në varësi te Bashkisë Shkodër; shkresës nr.12028 dt.29.08.2023 me lëndë “Shpallje vende të lira pune në pozicionin Drejtor pranë Qendrës Kulturore të Femijëve “Kujtim Alija”, Institucion në varësi te Bashkisë Shkodër .
Bashkia Shkodër fton të gjithë kandidatët e kualifikuar për pozicionet:
Drejtor, Dega Ekonomike e Kulturës (Kandidate Ledia Dushi)
Drejtor, Teatri “Migjeni” (Kandidatë Sara Smaja, Arian Çuliqi, Albri Brahusha)
Drejtor, Qendra Kulturore e Femijëve “Kujtim Alija” (Kandidatë Orjeta Laro (Kelaj), Anton Kaftalli)
Me dt. 25.09.2023 ora 17: 00, pranë ambjenteve të Teatrit “Migjeni” për prezantimin e platformës së tyre për menaxhimin e institucionit dhe intervistën me gojë. Kandidatët pjesmarrës do të kenë në dispozicion 30 minuta kohë për prezantimin e platformës dhe intervistën me gojë që juria do të zhvillojë në lidhje me pozicionin për të cilin po konkurojnë.