Kryeministri i vendit Edi Rama sapo shpalli fitoren e kandidatit socialist per Bashkine e Kukesit. Pas skamdalit “Gjici” dhe doreheqje- shkarkimit te kryebashkiakut te zgjedhur me 14 maj te ketij viti, Kukesi duhek te hynte serish ne zgjedhje te parakoheshme e te papritura.
Thuajse si ne gjithe vendin, edhe ne Kukes me 14 maj, fitoi kandidati i PS- se. Jo nje kandidat i zakonshem por bisnesmen i fuqishem edhe jashte Kukesit, president futbolli me rezultate por edhe zyrtar i larte, te pakten deri ne prefekt qarku. Ajo qe i ndodhi Gjicit nuk ka nevoje per shume sqarime por mbase ia vlen qe dikush te shqiperoje me logjike fitoren e pritshme te kandidatit tjeter te PS ne zgjedhjet e 24 shtatorit 2023.
Me shume mundesi, opozita qe u perfshi ne zgjedhje, “BF” por mbase edhe PD zyrtare, do te artikulojne si me 14 maj 2023, tezen e zakonshme: manipulime, intimidime dhe jo…percarje. Kete here ne Kukes, PD e Bashes “hapi krahun”, duke mos nxjerre kandidat alternativ perballe atij te “BF”. Nuk eshte e qarte nese PD i dha komisioneret e saj “BF”- se por mesazhi ishte mjaft i qarte: bashke kunder kandidatit te Rames, madje kandidat me nje ngarkese negative publike te konsideruese mbi shpatulla si skandali “Gjici”.
Pervojat e shume vendeve me te zhvilluara demokratike se Shqiperia kane treguar se edhe per skandale shume me pak te dukshme ne publik, jane rrezuar presidente, kryeministra, ministra e madje qeveri. Por mesa duket, Kukesi i apasionuar pas anglo- saksoneve, zgjodhi si model SHBA- te, per ceshtjen “Lewinksy” ku Bill Klinton i shpetoi shkarkimit nga Senati i kthyer ne gjykate per fatin e presidentit amerikan asokohe.
Kjo opozite qaramane qe mesa vertetohet prej vitesh nuk motivon, e cila nga 2013- a vetem ankohet pasi mundet, kur para zgjedhjeve shprehet e sigurte ne fitore, po mundet ne te gjitha versionet e saj, para dhe pas Basha. Ne fakt, duket se problemin me te madh e ka brenda vetes dhe jo me Edi Ramen. Kukesi i 24 shtatorit 2023, eshte nje tjeter tregues i rendesishem. Perballe nje kryeministri dhe qeverie, qe sipas te gjitha segmenteve te opozites, e ka trashur zullumin deri ne keputje, perseri as ne Kukes nuk ia fel te rivalizoje denjesisht, jo me te fitoje. E sigurisht, pertej akuza- kritikave te njohura tashme per Ramen e qeverine e pas 2013- es, do te kete edhe brenda vete segmenteve. E si gjithmone, faji do te mbetet kopil. Do te thote, askush nuk do te mbaje pergjegjesi per humbjen e radhes. Zgjedhjet e ardhshme, edhe me te rendesishme se 14 maji apo 24 shtatori, jane shume me prane se afati i tyre kushtetues. Per opoziten e ketij vendi. Ose per ate qe ka marre keto atribute nga 2013- a. /Shenim i ShkodraWeb/