Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Ura që lidh fshatin Gimaj dhe Nënmavriq në Njësinë Administrative Shalë, është tani e sigurtë për banorët.
Bashkë me Administratorin e Njësisë Mikel Kopsaj, pashë nga afër punimet që po kryhen nga Bashkia Shkodër për rikonstruksionin e kësaj ure, që ishte kthyer në rrezik për banorët.
Kjo është një dëshmi tjetër se kur komuniteti dhe bashkia punojnë së bashku, mund të arrijmë rezultate që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.