Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në buxhetin e shtetit u është paraqitur dhe një platformë për punimet infrastrukturore të vendit.
Për Rrugën e Kombit, nga 40 milionë euro që janë të nevojshme për projektin, është parashikuar vetëm 10 milionë euro.
“Rruga e Kombit” ende nuk është përfunduar, por do të jetë aksi i parë rrugor që do të bëhet me pagesë, duke filluar nga muaji janar i viti të ardhshëm.
Kompania koncensionare “Salillari&Kastrati” që kanë marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i filluar në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani “Joint Venture”.
Ekspertët e policisë së qarkullimit rrugorë shprehen të shqetësuar për sigurinë e qarkullimit të mjeteve nga Tuneli i Kalimashit deri në Morin, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morin.
Në këtë segment që ka 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura. /koha.net/