Artan Tafani “i penduari i drejtësisë” mes shumë ngjarjeve kriminale që janë zbardhur në media, ka zbuluar se grupi i Laert Haxhiajt ishte duke përgatitur për t’i kryer një atentat prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliut.
Në një reagim në Facebook gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka kritikuar KLP-në për neglizhencë në gadishmërinë për të siguruar mbrojtjen e organit më të lartë të akuzës.
Lala thotë se përveç se SPAK nuk ka kushtet e nevojshme, të pasigurt janë dhe familjarët e tyre, duke qenë ligji nuk parashikon asnjë mbrojtje për ta.
Reagimi i plotë:
Siguria e prokuroreve te SPAK
E gjithe Shqiperia i ka syte te SPAK se cilin nga politikanet e korruptuar do te dergoje prapa hekurave.
Po ndersa presim shume prej tyre nga ana tjeter i kane lene te ekspozuar ndaj rreziqeve dhe objektiva lehtesisht te arritshem nga kriminelet.
FAKTE
Vetem 10 nga prokuroret e SPAK, perfshire drejtuesin e structures se Posacme, kane mbrojtje.
Qe ta shpjegohem me qarte.
Altin Dumanin e shoqerojne dy gardiste dhe kur levizi me makine te blinduar ne vere, fakt qe e ka pranuar edhe vete SPAK te tere merreshin si doli lajmi pse u be lajmi. Askush nuk beri asnje analize sesa te rrezikuar jane.
9 prokuroret e tjere shoqerohen nga nje oficer i repartit RES.
Per familjet e tyre nuk parashikohen masa per garantimin e jetes.
Ligji nuk parashikon mbrojtje as per ish drejtuesin e SPAK. Qe te jem e qarte spo mbroj Arben Krajen se vetem perplasje kam patur me te, por e drejta mbetet e drejte.
PO FAKT
Kryeprokuroria ka te pakten 5 shoqerues. Me gjithe respektin qe kam per pozicionin, Prokurori i Pergjithshem ka ne dore celesat e kashtes.
Per ta mbyllur
Prokuroria e Elbasanit pranon se i penduari i drejtesise Tafani ka folur per tentativa per te ekzekutuar prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliun.
Por kur pyet KLP thote ja do e diskutojme neser kete ceshtje ne nje kohe qe Keshilli do duhet te ishte mbledhur edhe ne mesnate per ta shqyrtuar rastin.