Gëzuar Ditën e të Moshuarve të Shkodrës! Sot festojmë me moshën e tretë dhe shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kanë arritur këtë fazë të jetës.
Një aktivitet i organizuar me shumë kujdes nga stafi i Shtëpisë së Moshuarve në Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, Bashkinë Shkodër.
Pjesë në këtë festë nuk munguan as deputetë të Parlamentit Shqiptar, drejtues të institucioneve, vullnetarët e Eko Mendje.
Kësaj feste iu bashkua edhe artisti Luiz Ejlli i cili së bashku me këngëtaren Rrezarta Smaja dhuruan momente të gëzueshme për të moshuarit.
Të moshuarit janë thelbi i një shoqërie të fortë, dhe sot është dita e tyre për të festuar. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkia Shkodër/