Ne nje takim te zhvilluar ne Tirane nga kryeministri Edi Rama per nisjen e aksionit kunder vjedhjes se ujit, kane qene te pranishem kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi dhe drejtori i Ujesjelles- Kanalizime Shkoder Mark Molla. Pas nderhyrjeve te ministrit Gjiknuri dhe kryeministrit Rama, drejtori i Ujesjelles- Kanalizime Shkoder ka qene i vetmi ne salle qe ka ngritur dy ceshtje shume te rendesishme. Molla ka pyetur lidhur me cmimin e energjise per ndermarrjet e ujesjellesave ne vend, i cili sipas tij eshte i larte si dhe, lidhur me fatin e borxheve te trasheguara nga ish- komunat dhe ndermarrjet e tyre te ujesjellesave. Ndiqni me poshte videon e pergatitur nga Shkodraweb.