Mbrëmjen e sotme, gazetari i njohur shkodran, Gjergj zefi, botues i portalit Pamfleti, është goditur me mjete të forta nga 3- 4 persona. Ai është goditur ndërsa dilte nga zyrat e medias së tij, ndërsa është dërguar për kujdes mjekësor në Spitalin Ushtarak. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë çdo rreziku, Gjergj Zefi ka reaguar në rrjetet sociale.
“Gjithkush mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arësye nuk terhiqem… Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend…
U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritet; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arësye…
Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë… Jam shumë më i fortë se ju mendoni…
Falenderoj të gjithë miqtë që u interesuan për shëndetin tim… Jam mirë dhe më i fortë se kurrë!”, shkruan Gjergj Zefi në Facebook.