Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Shtimi i hapësirave të gjelbërta në Shkodër është një detyrë me të cilën po përballemi çdo ditë.
Por krahas shtimit të tyre, është po aq e rëndësishme t’i mbajmë mirë hapësirat ekzistuese. Hapësirat e përbashkëta të qytetit janë pronë e çdo banori.
Është detyra jonë t’i ruajmë, t’i mbrojmë e të kujdesemi për to. Duhet të bashkëpunojmë për të krijuar një mjedis më të mirë dhe më të gjelbëruar për të gjithë.