“Jemi të angazhuar për të bërë maksimumin për të marrë pikë të plota”, kështu e ka nisur konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Tiranën trajneri i Vllaznisë Migen Memelli.
Tekniku kuqeblu nuk ka preferuar të komentojë zhvillimet tek kampi kundërshtar, pas largimit të trajnerit Orges Sheshi, duke e konsideruar ndeshjen si mjaft të vëshitrë.
Po ashtu, Memelli ka bërë me dije ky rikthime në skuadër pas dëmtimeve. Ai ka vlerësuar edhe vendosjen në dispozicion të autobusëve për tifozët që duan të udhëtojnë drejt Kukësit, ku luhet ndeshja me Tiranën.
Mbjellja e barit në fushën e “Loro Boriçit” ka sjellë që Vllaznia të luajë jashtë fushe, teksa Memelli ka thënë se do të preferpnte që ndeshja të luhej në Tiranë ose në Shkodër.