Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Sot me banorët e bllokut të pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”, ku po nisim një investim që do t’ia ndryshojë tërësisht pamjen kësaj zone të harruar prej 30 vitesh.
Do ta rindërtojmë plotësisht sheshin pranë pallateve, me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, fasadat e pallateve, ndriçimin dhe këndin e lojërave për fëmijët.
Një investim me fondet e bashkisë Shkodër që do ta kthejë këtë zonë ashtu siç i takon, në zonë të jetueshme dhe të aksesueshme për komunitetin. Dua të falënderoj banorët e këtij blloku pallatesh për gatishmërinë që treguan që në momentin e parë dhe bashkëpunimin e ngushtë me ta.