Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme. Ka ndërruar jetë në moshën 54- vjeçare Hilmi Ramaj, një emër i njohur në Malësi të Madhe, Shkodër por edhe më gjërë.
Bëhet me dije se ai vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht e humbi. I ndjeri Ramaj gëzonte reputacion dhe respekt tek të gjithë ata që punuan me të apo e njohën.
Hilmi Ramaj ka qenë kryetar i Komunës Qendër në Malësi të Madhe për 4 vjet ndërsa më pas ka punuar në Drejrorinë Rajonale të Tatimeve për rajonin e Shkodrës.
Vdekja e tij e parajohëshme është humbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë e të njohurit. ShkodraWeb shpreh ngushëllimet e veta familjes për humbjen e njeriut të dashur.