Njerëzit zgjohen çdo mëngjes me aromën dhe shijen e kafesë së nxehtë. Kafeja është një mënyrë e shijshme për të nisur ditën, kështu që nuk është çudi se rreth 400 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në mbarë botën çdo vit.
Shumë njerëz pinë kafe me shpresën se do t’i ndihmojë për të humbur peshë. Edhe pse disa kërkime sugjerojnë se kjo mund të jetë e vërtetë, ekspertët dyshojnë nëse kafeja është mik apo armik i një diete.
Ky artikull ju njeh me disa nga avantazhet dhe disavantazhet e kafesë për rënien nga pesha.
Ndikimi i kafesë në metabolizëm
Një studim i hershëm, hulumtoi për efektet e kafeinës dhe kafesë në shkallën metabolike. Ky studim sugjeron që kafeja mund të rrisë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës.
Studimi tregoi se efekti i djegies së kalorive gjatë një vakti ishte dukshëm më i madh pas pirjes së kafesë. Studiuesit arritën në përfundimin se kafeja rrit normat metabolike si edhe aftësinë e trupit për të zbërthyer grimcat e mëdha të ushqimit në më të vogla.
Redukton dhimbjen pas stërvitjes
Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Gjeorgjisë, pirja e një filxhani kafeje para se të filloni të ushtroheni, zvogëlon dhimbjen e muskujve gjatë stërvitjes. Me më pak dhimbje gjatë stërvitjes, ju mund të ushtroheni më gjatë dhe më shpesh, duke rritur kaloritë që trupi juaj djeg.
Për shkak se kafeja është një stimulues, konsumi i tepërt mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës. Hulumtimet nga shkencëtarët në Universitetin e Çikagos tregojnë një lidhje midis mungesës së gjumit dhe shtimit të peshës.
Studimet tregojnë se kafeja gjithashtu mund të rrisë rezistencën e trupit ndaj leptinës dhe insulinës. Dhe të gjithë këta faktorë mund të pengojnë përpjekjet tuaja për të kontrolluar peshën.
Konsumi i kafesë mund të shtojë nervozizmin
Konsumi i kafesë mund t’i bëjë disa njerëz të ndihen të nervozuar dhe të shqetësuar. Dhe disa studime spekulojnë se kafeja kontribuon në shtimin e peshës thjesht sepse ju mund të hani më shumë kur jeni nervoz.