Sot Klubi i Futbollit “Bashkimi” me grupin e fëmijëve, organizuan projektin për të mbajtur pastër mjedisin dhe monumentet kulturore. Të gjithë femijët u përfshinë në këtë projekt dhe pastruan monumentin Ura e Mesit në Shkodër.
Ky është një projekt që synon ndërgjegjësimin që në moshë të re që femijët të mbajnë sa më pastër mjedisin që i rrethon, të kujdesen për mjedisin dhe monumentet kulturore.
KF Bashkimi falenderon të gjithë fëmijët që u shprehën të gatshëm në këtë projekt, teksa prej kohësh tashmë, ky klub sportiv investohet shumë në pjesën sociale, duke dhënë shembuj pozitivë.