Prej më shumë se 24 orëve, situata në mes Izraelit dhe Hamas, është ajo e gjendjes së luftës. Pas sulmeve të së shtunës së Hamas në territorin Izraeliz, deri tani regjistrohen mbi 700 viktima dhe 2 mijë të plagosur.
Ndërkohë, nga kundërpërgjigja e Izraelit, raportohet për rreth 400 viktima edhe në Gaza. Kryeministri Netanjahu ka deklaruar gjendjen e luftës, duke mobilizuar edhe rezervistët.
Nga të gjitha anët e botës, kanë ardhur reagime në mbështetje të Izraelit, duke dënuar sulmet terroriste të Hamas. Ndërkohë, në solidaritet meme Izraelin, Tirana ka veshur me flamurin izraelit gpdinën qendrore të Universitetit Politeknik.
Para pak minutave, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Myftinës së Shkodrës, përmes faqes së vet zyrtare në Facebook, në të cilin thuhet:
“Myftinia Shkodër, 8 tetor 2023
Lutjet tona për vëllezërit tanë në Palestinën e pushtuar e martire, për dëshmorët e tokës së legjitime, për nënat që qajnë djemtë e rinj, për vejushat që rrisin jetimët e shtypur, për xhamitë e kishat që dhunohen, digjen e poshtërohen nga makina e terrorit, dhunës, injorancës, shkallmimit të ligjeve, drejtësisë e humanizmit!
Hipokrizia, kurrë nuk zbardh fytyrë! Zullumet, trashen e trashen dhe një ditë bien mbi kokat e atyre që prishin mbi tokë, kushdo qofshin e kudo qofshin!”, përfundon mesazhi i Myftinisë Skodër.