Personi që shihni në foto është shefi i komisariatit të Laçit, i cili u arrestua në kuadër të një megaoperacioni në bashkëpunim me SPAK. Dritan Meta akuzohet nga policia, si mbështet i grupit të strukturuar kriminal të drogës. Ky fakt u bë i ditur sot në një konferencë për mediat nga drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
“Megaoperacioni “Flakë në det”, hetimet e kryera dhe veprimet e sotme, konfirmojnë vendosmërinë e Policisë, për të luftuar në bashkëpunim me partnerët krimine organizuar, por edhe përforcojnë këmbënguljen tonë për t’u vetëpastruar nga çdo individ, i cili uniformën e Policisë e përdor në shkelje të betimit të tij, duke mos i shërbyer shërbyer ligjit, shoqërisë, mbrojtjes së jetës dhe të drejtave të qytetarëve.
Duke përfituar nga rasti, i bëj thirrje çdo qytetari, që të mos hezitojë të informojë për çdo veprim të punonjësve të Policisë në shkelje të detyrës, pasi vetëpastrimi në radhët e Policisë së Shtetit, nuk është për ne një fushatë, por një prioritet dhe një proces i pandërprerë për të ndërtuar një Polici me integritet të lartë moral e profesional, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.
Siguroj qytetarët se Policia e Shtetit, është maskimalisht e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit çdo fenomen kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike, si dhe jetën dhe pronën e qytetarëve. Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm si dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijojnë operacionet për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.