Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zhdukjen e shtetases italiane Olga, e cila humbi kontaktet ditën e djeshme me familjen saj italiane.
Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçarja, pas konsumimit të pijeve alkoolike gjatë qëndrimit në një lokal në rrugën “At Zef Valentini”, ka shfaqur probleme shëndetësore nga konsumimi i alkoolit si dhe probleme të shëndetit mendor.
LEXONI EDHE: FOTO+EMRI – Kishte ardhur për pushime në Shqipëri, zhduket e reja italiane, prindërit apel për ndihmë shqiptarëve…
27-vjeçarja është shoqëruar nga ambulanca për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Për gjetjen e Olgës ka reaguar edhe e ëma në rrjetet sociale.
“Olga u gjet. Falënderojmë të gjithë nga zemra për ndihmën e tyre të paçmuar. Falë aksioneve tuaja arritëm te njerëzit e Tiranës dhe gjetëm Olly.” shkruan ajo.