Rruga e Dukagjinit ka nisur të marrë formë.Firma kontraktuese për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit ka mbërritur në kilometrin e 5-të të këtij segmenti rrugorë që lidh fshatin Prekal me fshatin Lotaj.
Më shumë se 10 mjete janë vendosur në gjatësinë e kësaj rruge dhe punimet po ecin me ritme të shpejta. Për banorët dhe turistët ky segment rrugorë do të thotë shumë jo vetëm për zhvillimin e turizmit por edhe zhvillimin e të gjithë zonës.
-Unë jam nga Gjermania, natyrisht na pëlqen shumë, kemi ardhur nga pjea veriore kemi ardhur nga Thethi, nëpërmjet kësaj rruge, natyra është shumë e bukur. Normalisht rruga ndikon ,mund të vish në fshat më shpejt, ose në fundjavë.
-Nëse jeton këtu , normalisht që stë pëlqën kjo rrugë e keqe. Unë do të kthehem patjetër këtu.
Për përfaqësuesin e firmës kontratuese punimet po ecin me shpejtësi ndërkohë që sipas tij është një investim madhorë dhe ndërhyrja në këtë rrugë ka një vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.
Rruga e Dukagjinit nisi punimet pak javë më parë, ndërkohë që ishte një premtim i bërë edhe gjatë fushatës elektorale nga Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci. Projekti konsiston në sistemimin, profilimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga Fshati Prekal deri në hyrje të Fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.
Rruga do të ketë një gjerësi të përgjithshme prej 5.00 m, duke ruajtur aksin e rrugës ekzistuese. Punimet pritet të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.