Benet Beci dhe Luiz Ejlli, dy shkodranë “kokë më kokë” në një nga lokalet e Tiranës. Është kjo foto e mbërritur në redaksinë e ShkodraWeb, ku kryebashkiaku i Shkodrës dhe kantautori shkodran, fitues i BBVip, duken mjaft të përqendruar në bisedën e tyre.
Sigurisht, nuk mund të dihet se çfarë po bisedojnë dy shkodranët e njohur në jë lokal të Tiranës, por është tashnë e njohur marrëdhënia e tyre, ku Luiz Ejlli ka përmendur më shumë se njëherë mbështetjen që i ka dhënë Beci si drejtor i Përgjithshëm i KESH- it në një moment të vështirë të jetës.
Ndërkohë, të dy publikisht janë shprehur të gatshëm të kontirbuojnë në mënyrën e tyre për Shkodrën, ku sigurisht më shumë hapësira ka kryebashkiaku Beci, por edhe Luiz Ejlli sidomos në pjesën e promovimit të Shkodrës.
A mund të jetë pikënisja e një projekti të përbashkët për Shkodrën? Nuk përjashtohet aspak por deri në një lajm tjetër, mbetet të hamendësojmë: Çfarë po “kurdisin” Benet Beci dhe Luiz Ejlli në një lokal të Tiranës?!