Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas medistës së sotme në Prekal të Dukagjinit. Një masi dheu është shkëputur ndërsa punohet për ndërtimin e rrugës Prekal- Kir, duke zënë poshtë ekskavatorin dhe drejtuesin e mjetit.
Fatkeqësisht, 56 vjeçari Zef Përdreu nga fshati Stakja e Vau Dejësit, ka humbu tragjikisht jetën. Lajmi është bërë i njohur nga komunikata e Policisë së Shkodrës, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Pasi është mësuar lajmi tragjik, ka reaguar me një publikim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili shpreh ngushëllimet për vdekjen e ekskavatoristit.
“Një aksident tragjik i ndodhur në rrugën e Dukagjinit, na ka trishtuar thellë! Zef Perndreu, eskavatoristi që po punonte për të hapur rrugën, ka humbur jetën si pasojë e rënies së një masivi dheu. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia, familjes Perndreu, miqve, të afërmve. U prehtë në paqe.”, shkruan Beci në publikimin e tij në Facebook.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, ndërkohë që po kryheshin punime në një aks rrugor në fshatin Prekal, është shkëputur nga lartësia, një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues shtetasin Zef Përndreu, 56, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës. Si pasojë, 56-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.