Nuk kishte si të shkonte më mirë pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri- Çeki për Europianin 2024 në Gjermani. Shqipëria është në avantazh dhe nga minuta e 40- të me një lojtar më shumë.
Jasir Asani ka shënuar një supergol në minutën e 9- të me një goditje shumë të fortë me të majtën e tij. Portieri mik vetëm e ka parë topin në rrjetë pas shpinës së tij.
Në minutën e 39- të, çekët arrijnë barazimin, por me një gol të shënuar me dorë. Cutil fare pranë portës shtyn topin në rrjetë, por pas konsultimit me anësorin, arbitri kryesor e anulon dhe i jep kartonin e dytë të verdhë Cutil, i cili largohet nga fusha në minutën e 40- të.
Mbeten edhe 45 minuta për të vijuar ëndrrën, ku është e ndaluar për kuqezinjtë që humbin përballë Çekisë, në një stadium të tejmbushur me tifozë dhe me qeleshe të bardha të shpërndara para ndeshjes.