Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Në zonat luginore dhe malore në orët e mëngjesit shikim i reduktuar për shkak të mjegullinës apo mjegullës së dendur.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: